Këlliçi tregon dy fytyrat e Veliajt

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka nxjerrë dy vendime të Këshillit Bashkiak, atë të vitit 2019, ku thuhet se fushat multisportive ofrohen falas, ndërsa në vitin 2022 hyrja në një fushë sportive do të tarifohet.

Kjo është një babëzi e paparë nga ana e Veliajt, për t’u zbrazur xhepat të rinjve, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Dy fytyrat e Veliajt!

2019

Me vendim të Këshillit Bashkiak, fushat multisportive ofrohen falas.

2022

Fushat sportive tarifohen.

Paguhet tarifë për hyrjen në një fushë që nuk të ofron as topin. Duhet ta sjellësh vetë, bashkë me uniformat.

Paguhet për fusha që nuk sigurojnë minimumin e infrastrukturës sportive.

Një babëzi e paparë për t’u zbrazur xhepat të rinjve.

I pangopuri mos u ngoptë!”, shkruan Këlliçi.

Read Previous

Vizita e Mitsotakis në Himarë, Dule: Historike! Mësim për çdo politikan, dha mesazh mbështetjeje për minoritetin grek

Read Next

Aplikimet për azil arrijnë në nivelin më të lartë të këtij viti në shtator në shtetet e BE-së