Këlliçi nderon mësuesen kujdestare të ‘Fulzit’

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsit ka zhvilluar një vizitë në shkollën ‘Harry T. Fultz’, ku edhe ka kryer gjimnazin.

Gjatë vizitës ai ka takuar mësuesen kujdestare.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Jam krenar që kam dalë nga bankat e shkollës Harry T. Fultz e cila mund të konkurrojë nëpër botë për nga cilësia.

Me rastin e 7 marsit, u ktheva aty për të uruar e shprehur mirënjohjen për mësuesen time kujdestare Martineta Leka.

Na duhen më shumë shkolla cilësore si kjo, në mënyrë që familjet e Tiranës të kenë mundësi që t’i shkollojnë fëmijët siç duhet këtu, e mos të ndiejnë nevojën që të emigrojnë.

Shpërndajeni këtë postim në shenjë respekti për arsimtarët tuaj!

Read Previous

Meta: Banda e rilindjes është kthyer në armike të arsimit dhe mundësive për të rinjtë

Read Next

Një kartolinë e munguar për të (pa)aftët!