Këlliçi fton “Grupimin 90”, në krah të tij për betejën e 14 majit në Tiranë

Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka ftuar “Grupimin 90” të jenë në krah tij, në betejën për Tiranën.

Këlliçi e ka bërë këtë thirrje ndërsa ka thënë se  Shqipërisë sot i kanoset një e keqe edhe më e madhe, quhet Erion Veliaj.

Fjala e plotë:

Përshëndetje të gjithëve.

Përshëndetje zotit Sali Berisha, Bislim Ahmetaj, kryetari në detyrë.

Gjithë forumit rinor të 1990, se kam përshtypjen keni qenë të gjithë në forumin rinor dhe uroj ta mbani gjallë atë ideal. Jeni një shembull frymëzimi dhe uroj që unë si ish-drejtues i FRPD-së dhe Besarti, e të tjerët që do të vijnë pas nesh të mbajmë gjallë idealet e Dhjetorit 1990.

Më ngacmoi fjala e Bislimit në dy aspekte. Përmende para 32 vitesh tek kinoklubi i Qytetit Studenti për të puthur flamurin pa yll, flamurin kombëtar dhe sot jo më kot flamuri i PD-së qëndron në krah të flamurit kombëtar, si një flamur që simbolizon të gjithë atë betejë që ju bëtë. E bëtë për Shqipërin, e bërë për vendin që të ishte i begatë, i lirë, ku ju të kishit mundësinë të prosperonit me punë e dinjitet dhe jeni e do të mbeteni një shembull frymëzimi për gjithë të rinjtë.

Nga ana tjetër, i keni kryer detyrat e juaja më të mëdha, sepse kemi tre flamujt më të rëndësishëm. Kemi flamurin amerikan me të cilin bëri të mundur që PD ta valëviste sërish në Shqipëri dhe të lidhte marrëdhënie demokratike, kur mori drejtimin e vendit dhe kjo është një meritë e jashtëzakonshme, kemi flamurin e NATO-s, ku PD  e futi Shqipërinë në vitin 2009, është një nga arritjet më të mëdha shekullore të vendit tonë. Por ka ngelur një mision i parealizuar që është flamuri i BE-së, dhe uroj që të rinjtë e kësaj force politike, gjenerata e re të bëjë të mundur shumë shpejt të anëtarësojë Shqipërinë në BE, aty ku i takon në fakt.

Unë kam hyrë në një betejë të paprecedentë, përballë një regjimi dhe këtu kthehem tek aspekti i dytë i fjalës së Bislimit, përballë një diktakture në forma moderne. Do mundohem të marr kurajo, guxim, shembull nga beteja që ju bëtë për të rrëzuar një sistem gjakatar, diktaturë gjakatare, por nga ana tjetër ne sot përballemi me forma moderne të monizmit. Me një diktakturë që i ka kapur qytetarët te kafshata e gojës, me Aktivistin, që i kërcënojnë me bukën e gojës, atyre që nuk mendojnë njëlloj si qeveria, me sondazhet e blera që përherë nxjerrin qeverinë fituese, por që në fakt ndryshimi vjen nga vota e popullit.

Unë jam krenar që jam pjesë e kësaj force politike, që pata një ftesë që të isha sot këtu mes jush dhe nuk më takon të flas shumë, por të dëgjoj shumë. Do të doja shumë të ishit krah meje në këtë betejë që po bëj për Tiranën, për të parandaluar një keqe shumë të madhe që e ka kapur sot për fyti Shqipërinë dhe që quhet Edi Rama, por që Shqipërisë sot i kanoset  një e keqe edhe më e madhe, që quhet Erion Veliaj.

Në ka një pikë takimi sot me demokratëve dhe socialistëve, qytetarëve pa bindje politike, atyre që votojnë për herë të parë, atyre që nuk votojnë është bindja absolute se modeli i Erion Veliajt është një model edhe më i keq se i Edi Ramës. Prandaj do të kërkoja përulësisht nga ju, edhe qytetarëve të Tiranës që në këtë betejë që kemi përpara për të ç’rrënjosur këtë model nga kryeqyteti, për të ja rikthyer kryeqytetin qytetarëve, për të rikthyer një model të një administratori normal në bashkinë e Tiranës, nuk ka nevojë të jesh gjithollog, të jesh shkencëtar, ka negojë të jesh me qytetarët, tu japësh zgjidhje ti dëgjosh dhe sigurisht që të mos dalësh ne media, por të bësh punë. Këto tipare historikisht të PD-së, që nuk e ka pasur mendien tek propaganda, por tek punët e vendit.

Më falni qe u zgjata, ju uroj suksese kandidatëve në garë për të drejtuar  këtë organizatë dhe falënderoj Bislimin që edhe përgjatë viteve që e ka drejtuar, për pjesë të madhe të kohësh kemi qenë ngjitur me zyra ku kemi shkëmbyer  mendime. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Bislimi më ka kritikuar edhe më ka dhënë këshilla dhe të falënderoj përzemërsisht.

Kam përshtypjen Bislim që unë sot do të vazhdoj turin në terren në njësinë ku ti banon në Qytetin Studenti, por edhe ku ti ke dhënë kontributin historikisht. Pse jo kur të mbaroni aktivitetin të pres të më shoqërosh dhe pse jo, i kërkoj drejtuesve të rinj të Grupimit ‘Dhjetor ‘90’ që të mbajnë një marrëdhënie mentorimi me Forumin rinor se kanë nevojë për ju.

Faleminderit, ju përulem për sakrificën që keni bërë, për kurajën që keni pasur në ’90, dhe ju lutem më ndihmoni në këtë betejë që është e paprecedentë, por edhe fitoja do të jetë e paprecedentë në Tiranë, falë jush, falë të rinjve, falë qytetarëve.

Faleminderit dhe ju uroj suksese!

Read Previous

NJË SHQIPTAR NË OBORRIN E MBRETIT ÇARLS

Read Next

Mjellma në Republikën e Propagandistanit