Këlliçi: Erion Veliaj ka patur kontakte të shumëfishta me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal

Kandidati i PD-së, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka hedhur dyshime të forta duke deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka patur kontakte të shumëfishta me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

I ftuar në një intervistë në Syri Tv, Këlliçi u shpreh se shpreson që të bëhet një hetim i plotë nga FBI në lidhje me këtë skandal.

Deri më tani kemi parë majën e ajsbergut.

Ka shumë fjalë që flitet se Erion Veliaj është një person që ka patur kontakte të shumëfishta me zotin McGonigal . Ka shumë fjalë që thonë se zoti Veliaj takohej në mënyrë periodike në kryeqytet me agjentin e FBI tashmë nën akuzë, McGongal.

Këto janë informacione që vijnë dhe nuk kam fakte që tua vë këtu në dispozicion por kurioz do isha të dija se si do rrjedhin ngjarjet në vijim. A janë të vërteta këto aludime apo jo dhe shpresoj në një hetim të plotë të FBI-së”, ka deklaruar Këlliçi.

Read Previous

Analiza në DW/ A po përfshihet Gjermania në luftën e Ukrainës

Read Next

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Një fabrikë armësh në Iran goditet me dron