KATËR BURRA QË “MUNDËN” KANCERI

nga Mitro Çela

1.DOKTOR POLIKRONI

Janar 2018. Bashkë me Simonin. Në shtëpinë e vëllait, Doktor Polikronit.
-Tu duk pak i zbetë? -Më pyeti vëllai, duke zbritur shkallët.
-…
Natën tjetër. Vetëm me Polikronin. Mbi tavolinë vuri një shishe me raki. Një pjatë me djathë. Ullinj. Një qepë. Bukë e thekur.
-Ftohtë. Pimë nga një gotë raki?…
E “thava” gotën e dytë. Duke më mbushur gotën e tretë, lëshoi një frazë rrufe:
-Jam me kancer!
Shtanga. Mu zu fryma. Mu errën sytë. Mos isha në ëndërr?
-Doktor Ertoni më bëri eko. “Dolloj diçka mes veshkave. -Më tha.-Por gjërat i saktëson skaneri”.
-Normale. Kur do ta bësh skanerin?
-Kurrë?
-Pse?
-Nuk ka “pse”, si romani i Sterjo Spases. Sa të kem kujtesë nuk shkoj vetë në spitalë. Kur te humbas vetëdijen, po ta lë ty amanet: Mos më shtro?!
-Po të isha unë me kancer, si do më këshilloje?
-Larg spitalit! Unë kamcerin e kam në bark. Mos vallë, i moshuar, të heq një veshkë të kalbur, e të vë një të re?! Marrëzi!
Nga ajo ditë, çdo natë me Simonin, shkon në shtëpi. Unë shkoja nga ora 18-të. Simoni, duke qënë në punë, vinte më vone.
Javën e dytë të shkurtit, Polikroni rrinte shtrirë. Kanceri po rritej. Kishte dhimbje të forta.
-Ta bejmë atë të shkretë skaner?-i thashë.
-Mos harro amanetin!

Mes shkurti. Në darkë Polikroni keqësohej. Por në mëngjes shkonte në klinikë.
-Duke vizituar fëmijët, harroj kancerin?!

Tentakulat e sëmundjes si duket depertonin në disa organe. Një natë më thotë:

-Me llogaritë e mia si mjek, nuk më kanë ngelë më shumë se tre javë jetë. Kam shkruar një letër me tre porosi:

1. Kur të varrosem nuk dua prift.

2. Pas varrimit nuk dua të më shtroni drekë.

3. Më varrosni me gruan, Bafturinë.

I lexova me sy të përlotur. Mu bë një komb në grykë.
-Nuk vlejnë lotët. Letrën po e mbyll. Kur të jap shpirt, duhet ta hapin dhe ta lexojnë Mirela me Enkelën. Vajzat. Mos u përlot! Tani e di mirë : Nuk kam frikë nga kanceri! E kam bërë lanet.

Nesër do shkoj në punë. Me presin kalamajtë…Ka virozë…

Vazhdoi punën edhe një javë. Vetëm dy javë qëndroi në shtrat…

11 Mars. Ora 10. Viti 2018.

Doktor Polikroni mbylli sytë. Gjithë ditën ecja si rrobot. Në darkë von u ktheva në shtëpi.

Ora 24. Nuk më zinte gjumi. Rrëmbeva kompjutrin. Nisa të shkruaj…

Vëllai u nda nga jeta. Të qaj? Nuk më sheh.Të lutem? Nuk më dëgjon. Të shpresoj se mund të rikthehet? Ai ishte i shënjtë, por jo Jezuesi.
Çfarë të bëj? Si mund ta mund trishtimin, dhimbjen, vetminë, mërzinë, atitminë, stresin, boshllëkun, ngashërimin…

Ku ta kërkoj ngushëllimin? Ta provoj me Biblën?…”Të mos trishtohemi që na iku. Të gëzihemi që e patëm.”…
Kur përfundova, ishte gdhirë. Për të “vrarë” dhimbjen, kisha shkruar esse-në, më të bukur të jetës sime.

U botua po thua në të gjitha gazetat dhe portalet…

2.KOÇO DEVOLE

Kohë më parë Koçoja u shtrua në spitalë. Nga spitali – drekë tek “Tajvani”.

-Filip! Doktorët më fjalë zëmre më thanë: ke luçemi. Të kanë mbetur tre ose katër vite jetë!
-Koço! Mjekë janë këta?! Nuk e ndajnë dot? Fiks Fare si ta bëjë planin e shpenzimeve?!
-Do ta rregullojmë. Do shkoj në Amerikë…

Iku. Erdhi. Buzëgaz na tha:
-Mjekët amerikanë më dhanë ymër: tre vjet!
-Kjo po! Tani dëgjo Koço,-tha Filipi.- Shpenzimet e varrimit. Drekën. Transportin. Më the të thashë :-i ka Fiksi!
-Po të 40-tat?! Mua mi latë?!

E mo Koço ç’na bëre?! Na le jetim?!

3.TEODOR
KANCERI

Roman. Teodor Keko. “Shënimet e një gruaje”. Faqe e parë. Dedikim. ”Netit dhe Mitros, me shumë respekt për dashamirësinë e tyre dhe në shenjë kujtimi të ditëve të bukura që kemi kaluar dhe do të kalojmë. Për kujtim, Dori. Firma. 1 Maj 1995

…Bëra prapa në vite. U takuam te bar “Evropa”…
– Do t’i bësh një nder Dorit të Vogël, xhaxhi Mitro?! Më është pjekur romani. Shkojmë në shtypshkronjë me makinën tënde të marrim disa kopje?
Morëm librat…
– Ta pimë nga një krikëll te “Rogneri”? U ulëm.

Hapi faqen e parë të librit dhe nisi të shkruajë me një shkrim kaligrafi. Pas firmës vuri datën 1 Maj…
– Xhaxhi Mitro! E ke si dhuratë për datëlindje… Kur ta lexosh pas vdekjes sime, do ta derdhësh ndonjë koqe loti?…
– Unë jam nja 10 vjet më i moshuar. Perëndia ka sira…
– Po sikur Perëndia të ngatërrojë defterët?…

– Dua të më shesësh 30 libra…

Hodha sytë në sallë. Në një tavolinë qëndronte Ismail Mulleti. Biznesmen me nam në atë mot… Shkuam bashkë në parkim. Hoqa 30 libra nga makina…U kthyem së bashku te Dori…
– Kam një problem, – tha Ismaili. – Nuk kam lekë, kam dollarë. Mos e merr për keq?
– Jo, – tha Dori, – pranoj çdo monedhë: dhrahmi, lireta, paund, marka…
U largua Ismaili
– Kam një lutje, – tha Dori. – Paratë jepja Xhulit… Unë jam si Neti. Ajo e dorëzon paranë te Eni Velçani, dyqani në këmbë të urës së Lanës… Unë. . tek gota… si Shvejku.

Qershor 2002.

– Alo, xhaxhi Mitro! Po të pret Dori i Vogël te bar “Evropa”
– Marrim kafe? Ma kanë ndaluar doktorët birrën. E ke tejkaluar planin e pirjes., më thanë dhjatrojtë…

– Më dukesh mirë me çehre… -Të kujtohet biseda këtu e 7 vjet më parë? Më doli fjala. Kam bërë një poezi…

Pak ditë më parë më kumtuan: \

Je i sëmurë me kancer! \
Tani jam mirë fare, mrekulli
sepse sapo kapa fundin dhe e di
se më keq s’ka më… \
Me kancer-hije trupi s’qenka keq \
si breshka në shpinë mbaj një varr…

-Nuk t’i recitova që të lotosh. Flasim seriozisht. A të marr një kredi për shtëpi? Do të vdes unë, do të ngordhi edhe kredia. T’u mbetet shtëpia si dhuratë djemve. E njeh Adrian Fullanin, drejtorin e Bankës Italo-Shqiptare?

U nisën. Në atë mot banka e kishte selinë te sheshi “Avni Rustemi”. I ramë ziles. Ngjitëm një palë shkallë. Ecëm në një korridor. Shtymë një derë. Na priti Fullani…
– Do ta rregullojmë!… Pa merak. Po të jap një formular… Kur ta plotësosh, ju pres te dyve.

Pas disa ditëve Teodori u nis për në Greqi. Vdiq më 20 gusht 2002… Nuk mund të shkruaj më… M’u veshën syzet… Eh, mor Dori i Vogël, çfarë na bëre…

4.GJON SINISHTA

Një tjetër burrë. Gjon Sinishta. Profesor në një nga Universitetet në San Fransisko. Botues i një reviste katolike në shqip. I burgosur. Arratiset në vitin 1948. Kishin pirë gjak dhe ishin bërë vëllezër me vjerrin tim: Matish Shestani. Erdhi në Tiranë në vitin 1993. Fjeti në shtëpinë tonë. U takua edhe me Filip Çakulin. U miqësuan.
-Këtë behar, bashkë me Mitron u pres në San Fransisko…
-Sikur ta lëmë në vjeshtë? Prish punë?-I tha Filipi.
-Jo. Jam me kancer. Doktorët më kanë dhënë gjashtë muaj jetë…Lavdi Zotit! Më mjafton koha për të përfunduar disa punë…Duke punuar, harroj kancerin, që më tret trupin, por jo shpirtin. Kam lënë amanet që kutia me hirin e trupit tim, të vijë në Shqipëri…
…Nëntor 1993. Një varr u hap në varret katolike në Shkodër. Mbi varr shkruhet:

Gjon Sinishta…

Read Previous

Goma i mori jetën pronarit të gomisterisë në Lezhë

Read Next

I akuzuar për pastrim parash, lihet në burg truproja e Rezart Taçit