Karamuço: 1.7 giga informacion kriminal i sistemit Memex u publikua sot nga hackerat

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, ku thuhet se hackerat kanë sulmuar sistemin Memex.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ Karamuço pohoi se ndodhi ajo që i druheshin, duke shtuar se plot 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hackerat.

“Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat. Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan Karamuço. Sistemi Memex ka informacione sekrete mbi ngjarje ku përfshihet dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve dhe të gjitha veprimet e kryera nga këto struktura.

  • foto galeri
  • foto galeri

Me këtë hakerim të të dhënave, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.

Read Previous

Kryeministri Edi Rama: Universiteti i Tiranës ka hyrë në një fazë të re, pasi fondet europiane janë 4-fishuar.

Read Next

Rikthehet në detyrë nënkomisarja Anisa Kostani që ofendoi gazetarët