Kaos në rrugët që të çojnë në det. Shqiptarët dynden nëpër plazhe për fundjavë

Shqiptarët i janë drejtuar zonave turistike në bregdet, çka duket se ka sjellë një trafik të rënduar në akset rrugore.

Fotot e mëposhtme tregojnë se çfarë ndodh në aksin Tiran-Durrës, si dhe në Vlorë, ku disa qindra automjete, kanë krijuar një varg të gjatë kilometrik.

E ndërsa Policia e Shtetit në komunikimet e përditshme flet për praninë e saj në rrugë me synim disiplinimin e trafikut, duket se ajo që është krijuar në të paktën dy akse rrugore, është kaosi.

Ndoshta infrastruktura rrugore nuk përballon një fluks lëvizjeje, por ajo që ngre pikëpyetje të mëdha është fakti se në situata emergjente, në këto akse nuk mund të kalojnë as ambulanca dhe as zjarrfikëse.

Read Previous

A po futet planeti Tokë në një thatësirë katastrofike?

Read Next

Rama si nxënës shembullor i Greta Thunberg: Kush përdor qese plastike do gjobitet