Itinerari dhe dyshimet e vdekjes: Rusët erdhën me agjenci turistike ukrainase

Para se të akomodoheshin në hotelin në Qerret të Kavajës, 8 turistët vizituan Ohrin dhe më pas udhëtuan për rreth 1 orë e 20 minuta deri në qytetin e Librazhdit ku mësohet se ndaluan për një pushim. Udhëtimi vijoi deri në hotelin në Qerret të Kavajës për 1 orë e 30 minuta të tjera. Këtu kamerat e sigurisë së hollit kanë kapur hyrjen e turistëve të gjithë së bashku, ndërsa në orën 20:30 minuta dallohet familja Burenkova, e cila drejtohet për në pishinën e brendshme të Hotelit.

Një orë e 10 minuta më pas në orën 21:40 minuta, ata u gjetën pa shenja jete nga recepsionistja. Pas marrjes në pyetje, ajo tha se kishte shkuar te familja për t’ i pyetur nëse dëshironin diçka për të pirë, por që herën e dytë i gjeti ata të pajetë. Në dhomën e tyre, prokuroria ka marrë si provë dhe një shishe birre, e cila duket se është e pakonsomuar, ndërsa në brendësi të hotelit ku u gjetën trupat e Sergei, Natalya, vajzës së tyre Katia, si dhe partnerit të saj Nikita u morën gjithashtu mostra të ujit pas dyshimeve se mund të jetë përdorur klor në sasi të mëdha. Prokuroria e cila ka regjistruar ngjarjen si vrasje, ka dy pista kryesore mbi hetimin e saj. E para ka të bëjë me ndonjë rrjedhje të mundshme gazi, që ka shkaktuar asfiksimin e tyre, ndërsa e dyta e cila lidhet dhe me të shkuarën e Sergeyt, helmim nga agjentë biologjikë. Kjo për shkak se informacioni paraprak i përftuar nga akuza ende jozyrtar flet se 62-vjeçari është një ish-gjeneral ushtarak. Për ngjarjen, autoritetet janë treguar mjaft të rezervuara, ndërsa hoteli vijon të mbahet nga ekspertët e policisë dhe prokurorisë, si një zonë krimi.

Ndërkohë, edhe mediat ruse kanë shfaqur interes për ngjarjen e rëndë, ndërsa Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë Alexander Bastrykin, është duke pritur për informacion të detajuar në lidhje me vdekjen e katër turistëve, ngjarje e cila vijon të mbulohet me mister./ a2cnn

Read Previous

COVID-19 në vendin tonë / Rriten shifrat: 12 jetë jetë të humbura dhe 616 raste të reja

Read Next

Greqi: Rikthimi i ekstremizmit të djathtë

Leave a Reply

Your email address will not be published.