Intervista mallëngjyese e legjendës Vialli: Kam dy objektiva, të mos vdes para prindërve të mi dhe të çoj vajzat në altar

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit dhe Kombëtares italiane Gianluca Vialli ndërroi jetë dje në moshën 58-vjeçare, pasi prej 5 vitesh luftonte kundër kancerit në pankreas. Humbja e tij ka prekur gjithë Italinë, pasi përveçse një futbollist i madh, ai është konsideruar gjithmonë si një njeri me plot vlera dhe një shembull për të gjithë. Madje dhe kur luftonte me sëmundjen e rëndë, për të cilën nuk u ankua kurrë. Pak muaj më parë, ai kishte dhënë një intervistë emocionuese.

“Tani kam dy objektiva, të mos vdes para prindërve të mi dhe të arrij të çoj në altar vajzat e mia”, deklaronte Vialli, duke mos arritur dot asnjë prej tyre.

“Është e vështirë për t’u thënë, pork jo eksperiencë më bëri një person më të mirë.

Të ndihmon t’i shohësh gjërat në një tjetër perspektivë, iu jep më shumë vlerë gjërave, familjes. Kujdesesh më shumë për veten tënde”, shprehej më tej Vialli.

“Nuk e di kur do shuhet drita ime, se çfarë ka në anën tjetër.

Por në një kuptim, jam edhe i eksituar për ta zbuluar se çfarë ka në anën tjetër.

Duhet të kuptojmë se koncepti i vdekjes duhet për të kuptuar dhe vlerësuar jetën”, deklaronte më tej ai.

Intervista mallëngjyese e legjendës Vialli: Kam dy objektiva, të

“Kam frikë se mos vdes, eh. Nuk e di kur do të fiket drita, se çfarë do të ketë në anën tjetër. Por në një farë mënyre jam gjithashtu i emocionuar ta zbuloj”.

“Sëmundja – theksonte ish-sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Sampdorias dhe Juventus – nuk është ekskluzivisht vuajtje: ka edhe momente të bukura. Jeta – dhe nuk e kam thënë unë, por jam plotësisht dakord me të – përbëhet nga 20 për qind të asaj që të ndodh, por 80 për qind nga mënyra se si reagoni ndaj asaj që të ndodh. E sëmundja mund të të mësojë shumë për mënyrën se me cfarë brumi jeni krijuar, gjithashtu mund të jetë edhe një mundësi. Nuk them deri në atë pikë sa të jeni mirënjohës për kancerin, eh… “.

Read Previous

Rama bëhet nervoz me Ulsiun

Read Next

Goma i mori jetën pronarit të gomisterisë në Lezhë