Incineratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, 4 për Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka dhe 4 vite burg për ish deputetin e PS Alqi Bllako, të përfshirë në skemën e inceneratorëve.

Nga gjykimi i shkurtuar, ish ministri të mjedisit Koka dënimi i ulet në 4.6 vite ndërsa Bllakos në 2.8 vite burg.

Ish-ministri Lefter Koka, asokohe ministër i Mjedisit, akuzohet se ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro.

SPAK akuzon ish-zyrtarët e lartë se janë përfshirë në korrupsion dhe se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh nëpërmjet një skeme me lëshimin e faturave fiktive në punët e kryera në inceneratorin e Elbasanit dhe kanë përfituar udhëtime dhe pagesa nga biznesmeni Klodian Zoto.

Read Previous

Shqetësimi i bodigardëve të regjimit…

Read Next

Një lider i ri?