Incineratorët, shpjegim në 1 minutë!

Nga Lutfi Dervishi

Dje, sot, nesër

Dje, dy – individ me duar në xhepa, iu tha: ju keni një ide gjeniale për djegësa. Më 16 dhjetor 2014 (dita kombëtare e punëmbaruarve) ndodh mrekullia! Brenda 8 orëve të orarit zyrtar miratohen 17 akte ( për t’i dhënë jetë idesë gjeniale. Më 17 dhjetor (një ditë më pas) qeveria miraton financimin e idesë gjeniale. Ide që deri më tani ka vjel 100 milionë euro (para xhepi)

Sot “individët” janë në kërkim ndërkombëtar, por fati i tyre është se Shqipëria është shtet i bazuar në ligje dhe në këtë nuk ka ndodhur asnjëherë që të zgjidhë kontratat në mënyrë arbitrare. Prandaj buxheti do të vijojë t’i paguajë me korrektësi. Incineratorët nuk janë ngritur, por zëre se janë ngritur. Mjafton ideja.

Nesër! Kau që kapet (ose ai që pranoi ta fusë vetë qafën në parmendë) do të shijë gjithë lëmin! Përgjegjësia është e individit! E individit se po të jetë individuale, të paktën 100 individë do të “digjen” në flakët e djegësave që nuk djegin plehra, por para!

P.S. Këta kanë çuditur edhe Hefestin, perëndinë e zjarrit: janë paguar për të djegur pa zjarr!©kumtari.al

Read Previous

Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit.

Read Next

Kosova – adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pijnë e këndojnë!