Hyn në fuqi harta e re gjyqësore/ Vetëm 1 gjykatë Apeli në vend

Harta e re gjyqësore hyn në fuqi këtë të mërkurë. Pesë gjykata Apeli shkrihen në një të vetme, në kryeqytet. Nga 21 mijë dosje që kishte në pritje Apeli i Tiranës, stokut i shtohen edhe 11 mijë të tjera nga rrethet. Kjo do e cojë numrin e çështjeve që presin në 32 mijë. Nga ana tjetër, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.

Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen. Ndërkohë do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët. Në këto zyra do të punojnë tre nëpunës civilë gjyqësorë dhe qytetarët do kenë mundësi vetëm të depozitojnë vetëm kërkesat.

Pritet që problemet e para të shikohen gjatë hedhjes së shortit për dosje të mëdha që s’ka ende një gjyq për to si ajo me rëndësi politike për gjyqin për Partinë Demokratike dhe lidershipin apo edhe gjyqe si ai i Endrit Dokles. Vështirësia e dytë pritet të jetë mungesa e ambienteve të mjaftueshme për salla gjykimi dhe zyra për 25 gjyqtarë nga 78 që duhet të jenë në detyrë. Dhe e treta, vendi i pritjes për qytetarët që do të vijnë nga pesë Apelet që mbyllen.

Read Previous

Moti/ Temperatura nën zero dhe reshje dëbore

Read Next

Korrupsioni në Shqipëri/ TI: Të dënohen zyrtarë të korruptuar në nivele të larta!