Hidhet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë 33-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Farkë të Vogël në Tiranë. Një 33-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet E. Gj.

Ende nuk dihen motivet se përse i riu ka ndërrmarë aktin e rëndë ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur çështjen.

“Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, -njofton policia.

Read Previous

Kremlini: Tanket e NATO-s “do të digjen”

Read Next

Franca goditet nga stuhitë