Haradinaj hedh poshtë zërat se do pranojë kandidaturën për president

epa06194897 Leader of the Alliance for Future of Kosovo (AAK), Ramush Haradinaj, gestures after he was elected the new Prime Minister of the Republic of Kosovo in Pristina, Kosovo, 09 September 2017. The 49-year-old Haradinaj served as prime minister for three months from December 2004 to March 2005. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë zërat se do të pranojë propozim për kandidature për President të Shqipërisë.

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë.

Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.

Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!” – shkruan Haradinaj.

Read Previous

Sulm me raketa në stacionin e trenit, mbi 50 viktima

Read Next

Tetovë/ I sëmuri mendor vret nënën pasi del nga spitali psikiatrik