Deputetja e PD, Grida Duma ngriti shqetësimin e ndërtimeve pa leje në mes të Tiranës. Ajo solli në vëmendje një pallat në zonën e Liqenit, ndërsa u shpreh se “bëjnë sikur nuk e shikojnë”.
Në fjalën e saj në Parlament, Duma deklaroi se ato janë çdo standardi, edhe pse ndërtohen me fondet e BE.
“Prona në 2013, do legalizojmë çdo gjë. 2022, çfarë po legalizoni? Sot do legalizoni pronat që nuk i keni parë në mes të Tiranës. Aty ku hani dreka dhe darka, aty tek Liqeni nuk kishit parë një 7-katëshe se nga kishte mbirë dhe po legalizoni këtë pronën që ja ka marrë shteti privatit. Për këtë pronë do merrni ca lekë nga BE dhe do thoni që kemi kapur standardet.
Ndërkohë që ndërtojmë ne sot rrugët në jug, që janë jashtë cdo standardi, me gjashtëfishin e kostove. BE thotë ku është kosto e mirëmbajtjes.
Autostrada Tiranë Durrës? Nuk mund ta quash më autostradë. Sa herë vjen dhe ikën shikoni nga një aksident. Është një gallatë e madhe propagandë juaj”, tha ndër të tjera Duma.
“Sa herë ju flisni për 10 integrimi nuk e di pse kam parasysh Konicën me “Doktor Gjilpërën”, por ta kishte shkruar sot është e njëjta gjë, Shqipëria e Doktor Gjilpërës është. Nëse do të kishte dhënë ndonjë nga ato recetat metaforike mjekësore do kishte thenë: Ej ju njerëz ndaloni se nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapsllëku. Të ngecur me sikur sikur. Ju keni menduar që në 10 vite mund ti hidhni vaj si ai i kapsllëkut makinës së propagandës, jepi cik vaj dhe mund ta ç’tensionin situatën. Ashtu sic qeshni ju me veten dhe shqiptarët, ashtu qesh edhe unë me faktin se si vazhdoni të gënjeni. Tre kolona ka integrimi, shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut dhe llogaridhënie përgjegjësi dhe marrje përgjegjësish”, tha Grida Duma.