Grabitja në Divjakë/ Policia jep detajet

Policia ka konfirmuar grabitjen në Divjakë pas denoncimit të një deputeti.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, pasditen e sotme, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm ende i paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.

Read Previous

Nesër dil protesto, mos ki turp, as frikë!

Read Next

VOA: Shqetësuese gjuha e urrejtjes në Parlament