Gjashtë tërmete në 24 orë / Rrapo Ormeni: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Sipas IGJEUM-it, në 24 orët e fundit vetëm në zonën e Bulqizës janë shënuar gjashtë lëkundje sizmike.

Sizmologun Rrapo Ormeni shprehet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ky është një tërmet i vogël, normal tha ai.

Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me paragoditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël” tha Ormeni.

Sizmiologu tha se se nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit të 26 Nëntorit dhe se zona e Bulqizës është e dalluar për tërmete.

Nuk ka lidhje. Është zonë tjetër nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie në cdo cdo vit një tërmet i kësaj madhësie”.

Read Previous

Arjan Çani: shqiptarët vetëm hanë dhe dh*esin, populli është jashtë loje, shqyejnë pula dhe mish në fundjavë, jemi më keq se Afrika!

Read Next

‘BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për sigurinë e saj’- Rama flet për median gjermane dhe për “Shqipërinë e Madhe”: Lojëra të tilla të mendjes janë…