George Soros dhe e bija financojnë në heshtje kandidatët që mbështesin heqjen e financimeve për policinë në SHBA

Miliarderi liberal George Soros dhe vajza e tij, Andrea Soros Colombel, po financojnë dy entitete që po mbështesin politikanët e majtë që mbështesin heqjen e financimeve për policinë, zbuloi një përmbledhje e Fox News Digital e të dhënave të financimit të fushatës.

Paratë e Sorosit kanë rrjedhur në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve dhe një PAC (Komitet i Veprimit Politik) të lidhur me përpjekjet. Sipërmarrja e përbashkët për mbledhjen e fondeve, e quajtur ‘Lead the Way 2022’, përfshin Komitetin e fushatës së Kongresmenes së Misurit, Cori Bush, dhe fushatat e 12 politikanëve të tjerë progresivë që përpiqen të hyjnë në Kongres.

George Soros ka mbështetur prej kohësh rishikimin e sistemit të drejtësisë penale. Financuesi ka derdhur dhjetëra miliona dollarë në zgjedhjet e prokurorëve të qarkut dhe ka shpërndarë shuma të mëdha për grupet e përqendruara në përpjekjet për reformën policore, duke përfshirë financimin e një qendre të përdorur nga aktivistët progresivë që kërkojnë çmontimin e policisë.

Ndërkohë Andrea Soros Colombel ka mbajtur një profil më të ulët se babai i saj. Pavarësisht nga kjo, ajo po mbështet komitetin e përbashkët të mbledhjes së fondeve që përfiton Kongresmenia Bush dhe politikanët e tjerë të ekstremit të majtë për zgjedhjet e vitit 2022.

Sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, Andrea Soros Colombel ka derdhur 100,000 dollarë për nismën ‘Lead the Way 2022’, përpjekje e përbashkët për mbledhjen e fondeve që përfshin rrugën për të udhëhequr Komitetet e Veprimit Politik dhe fushatat e kandidatëve progresistë.

George Soros ka hedhur veçmas dollarë në ‘The Way to Lead PAC’, e cila është e bashkangjitur në përpjekjen e përbashkët për mbledhjen e fondeve. Financieri zhvendosi 100,000 dollarë nga PAC-u i tij Demokratik në llogarinë e ‘Way to Lead’, e cila mund të përdoret në reklamat që mbështesin ose kundërshtojnë kandidatët.

Fondet nga Andrea dhe George Soros i vendosën ata në mesin e mbështetësvekryesorë përkatës të ‘Lead the Way 2022’ dhe ‘Way to Lead’ për zgjedhjet e 2022.

Këto dy entitete, nga ana tjetër, po mbështesin Kongresmenen Bush dhe shpresat progresove, ndërsa ata kërkojnë të zgjerojnë radhët e ‘Skuadrave’ brenda Kongresit.

‘Lead the Way 2022’ ka transferuar gati 40,000 dollarë në arkat e fushatës së Bush këtë cikël, tregojnë dosjet. Demokratja e Misurit ka qenë një përkrahëse i hapur i heqjes së financimeve të policisë.

Kongresmenia Cori Bush

Ajo gjithashtu ka disbursuar para për të tjerët në sipërmarrjen e përbashkët të mbledhjes së fondeve, shumë prej të cilëve gjithashtu mbështesin heqjen e financimeve për policinë.

Rana Abdelhamid, e cila kandidon në distriktin e 12-të të Kongresit të Nju Jorkut, ka marrë 28,000 dollarë nga ‘Lead the Way 2022’. Abdelhamid e ka quajtur heqjen e fondeve për policinë një ‘prioritet’ feminist në postimet e Instagramit tashmë të fshira.

“Dhuna nga partneri intim është deri në 4 herë më e lartë në shtëpitë e policëve sesa në popullatën e përgjithshme.” – shkroi ajo në një grafik, duke cituar Qendrën Kombëtare për Gratë dhe Policimin. Një tjetër grafikë në postim i nxiti lexuesit të dhurojnë për ‘Përpjekjet për heqjen e finaancimeve për policinë’.

Kina Collins, një kandidateje në distriktin e 7-të të Illinois, iu dhanë gjithashtu 28,000 dollarë nga ‘Lead the Way 2022’. Collins mori pjesë në një tubim ku u kërkua heqjan e financimeve për policinë dhe ka bërë thirrje për çmontimin e ‘Trupave të Emigracionit dhe Doganave’ në SHBA.

Odessa Kelly, duke u përpjekur të fitonte një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në distriktin e 7-të të Tenesit, iu dhanë afro 41,000 dollarë nga ‘Lead the Way 2022’. Kelly sinjalizoi mbështetjen e saj për heqjen e fondeve të policisë në një intervistë me ‘Our Data Bodies’.

“Disa nga grupet këtu shtyjnë një qind për qind për mbrojtjen e komuniteteve tona dhe janë duke udhëhequr çështjen e heqjes së financimeve për policinë dhe të tjera lidhur me këtë. Unë jam me ju.” – tha Odessa gjatë intervistës.

Të tre kandidatët progresivë kanë marrë gjithashtu një infuzion parash nga ‘Lead the Way PAC’. PAC derdhi çeqe 2,900 dollarëshe për fushatat Abdelhamid, Collins dhe Odessa, tregojnë dosjet.

Zëdhënësi i George Soros, Michael Vachon, i cili gjithashtu vepron si arkëtar i ‘Soros Democracy PAC’, nuk iu përgjigj një kërkese të Fox Neës Digital për koment. Andrea Soros gjithashtu nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

George Soros e ka bërë shënjestrimin e sistemit të drejtësisë penale një pikë qendrore të përpjekjeve të tij në vitet e fundit.

Financuesi i pasur ka derdhur afro 30 milionë dollarë në zgjedhjet e prokurorëve të qarkut në të gjithë vendin, shpesh duke hyrë në primaret e Demokratëve dhe duke mbështetur kandidatin më progresiv në këtë fushë.

Një nga ata kandidatë, Aramis Ayala, e cila ishte prokurore e shtetit për qarqet Orange dhe Osceola në Florida, mori 1.4 milionë dollarë financime nga Soros për garën e saj.

Ayala tani po kandidon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në distriktin e 10-të të Kongresit të Floridës. Fushata e saj ishte përfshirë më parë në mbledhjen e përbashkët të fondeve “Lead The Way 2022’ dhe mori gati 29,000 dollarë nga komiteti në fund të vitit të kaluar. Megjithatë, ajo nuk shfaqet më si pjesë e bashkëpunimit.

Ayala mori gjithashtu një kontribut prej 2,900 dollarësh nga ‘Lead the Way PAC’.

Soros ka financuar grupe që mbështesin reformat policore nga Fondacionet e tij të Shoqërisë së Hapur, duke përfshirë 4.5 milionë dollarë për një qendër parash të errëta të përdorura nga aktivistët e majtë që shtyjnë për të çmontuar policinë duke i hequr financimet, raportoi Fox News.

Andrea Soros Colombel është pjesë e bordeve globale dhe të Shteteve të Bashkuara të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur gjithashtu dedikuan 220 milionë dollarë në vitin 2020 për një shtytje të barazisë racore, e cila përfshinte 70 milionë dollarë për përpjekjet lokale të orientuara drejt reformës së drejtësisë penale./hashtag.al

Read Previous

Skandali i vettingut/ Aktivistja Adriana Kalaja publikon procesverbalin e komisionerëve

Read Next

Këlliçi: Do të kandidoja për kryetar të PD vetëm nëse nuk do ishte Berisha në garë