Formati i ri për faturën e thjeshtuar

Në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar.

Për ta lehtësuar sa më shumë këtë proces, për tatimpaguesit të cilët sipas VKM nr.220, datë 12.3.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit”, mund të lëshojnë fatura nga portali Self-Care, konkretisht janë bërë ndryshimet e mëposhtme, për lëshimin e faturës me para në dorë:

  • Lista e artikujve: Në menunë “Të dhënat e tatimpaguesit” është shtuar nën-menuja “Lista e artikujve”, ku tatimpaguesit fillimisht regjistrojnë produktet/shërbimet që ofrojnë, duke përcaktuar edhe çmimin, njësinë matëse, kodin e artikullit ose barkod, etj.
  • Në menunë “Faturat”, opsioni “Lësho faturë” të dhënat e tatimpaguesit janë të parambushura të tilla si; Njësia e Biznesit, Operatori. Tatimpaguesi shton artikuj, të cilat i ka regjistruar paraprakisht sipas pikës 1 më lart, duke kërkuar në listën e produkteve/shërbimeve nëpërmjet kodit apo emërtimit.
  • Pas përzgjedhjes së artikullit, tatimpaguesi ka mundësinë të përcaktojë sasinë e ofruar dhe zbritjet e ndryshme që mund të aplikojë për klientë të caktuar, për çdo artikull.

Përpara lëshimit të faturës së thjeshtuar me para në dorë, tatimpaguesi fillimisht duhet të ketë regjistruar më parë listën e artikujve sipas pikës 1 më lart.

Për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, ju mund të na kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT apo të vizitoni në çdo moment faqen e internetit në menunë dedikuar Fiskalizimit,    https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi,

 

Hapat që duhet të ndiqen për mënyrën e lëshimit të Faturës së Thjeshtuar

Lëshimi i faturës së thjeshtuar

Për lëshimin e faturës së thjeshtuar kliko në menynë “Faturat” dhe në nënmenynë “Lësho faturë” dhe hapet forma për lëshimin e Faturës së thjeshtuar, siç shfaqet në figurën e mëposhtme.

Lëshimi i faturës së thjeshtuar:

Për faturën e thjeshtuar duhet të plotësohen fushat e detyrueshme si: Artikulli dhe Mënyra e Pagesës. Për të vendosur artikullin në faturë kliko butonin “Shto Artikull”. Artikulli duhet të zgjidhet nga lista e produkteve, siç është treguar në figurën e mëposhtme.

Shtimi i artikujve;

Për të shtuar artikullin mjafton ta kërkoni nëpërmjet emrit ose kodit të artikullit.

Në faturë duhet të zgjidhet edhe metoda e pagesës. Kliko në butonin “Shto mënyrën e pagesës” dhe në dropdown shfaqen tre menyrat e pagesës, siç ilustrohet në figurën e mëposhtme.

Mënyra e pagesës;

Përzgjidh një nga mënyrat e pagesës dhe kliko butonin “Konfirmo”. Pas këtij veprimi aktivizohet butoni “Regjistro faturën”. Kliko butonin “Regjistro faturën” dhe fatura e thjeshtuar ruhet dhe fiskalizohet, siç është treguar në figurën e mëposhtme.


Read Previous

Inceneratori i Fierit/ LSI kallëzon ish-ministrin Koka

Read Next

Pagat e kuqezinjve në Serie A, kryesojnë Hysaj dhe Kumbulla, Manaj merr më pak