Fondi ‘rrush e kumbulla’, 26.3 milionë euro tendera vetëm muajin e fundit Fondi ‘rrush e kumbulla’, 26.3 milionë euro tendera vetëm muajin e fundit

Nga Klodian Tomorri

Ka të drejtë qeveria kur u kërkon njerëzve që të shtrëngojnë rripin. Nuk ka para për qytetarët sepse paratë na duhen për t’i bërë rrush e kumbulla tek Fondi i Zhvillimit. Shikoni tenderat e Fondit të Zhvillimit vetëm muajin e fundit.

1-Ndërtim parku multifunksional në Tiranë- 5 milionë euro.
2-Stallë derrash me dru tek Kryeministria- 3.7 milionë euro

3-Pistë garash në Elbasan për Gonxhen6.5 milionë euro

4-Infrastruktura për pistën e Gonxhes- 4.7 milionë euro

5-Ndërtim lodrash për kalamajtë (1) –  3.2 milionë euro

6-Ndërtim lodrash për kalamajtë (2) –  3.2 milionë euro

Totali 26.3 milionë euro.

Fondi i Zhvillimit ka dalë totalisht jashtë kontrollit dhe disiplinës financiare. Seç kanë ngritur një Bord aty që miratoka tendera dhe investime dhe i çojnë faturen buxhetin. Por përtej kësaj, shumica dërrmuese e këtyre tenderave që miratojnë, po prokurohen me procedurë të kufizuar.

Pra këta vendosin se cilat kompani do të thërrasin në garë, cilat do të kualifikojnë dhe në fund zgjedhin fituesin.

Kështu që shtrengojeni mirë rripin. Veç prizës së karikuesit mundohuni të kurseni dhe ndonjë vakt se jemi në situatë të jashtëzakonshme, siç na thotë qeveria.

Se vërtetë do hamë një vakt më pak, por do shohim garat me makina tek pista e Elbasanit.

Vërtetë do lahemi më rrallë në dush, por do kënaqim sytë me instalacionin e dërrasave tek Kryeministria.

Vërtetë kalamajtë po i përzëmë me gomone, por aman po u ndërtojmë lodra plot.

Tani edhe ndonjë para të vogël do e ndajmë nëpër tendera. Por fundja këto janë dëmet kolaterale të progresit. Zhvillimi e ka gjithmonë një çmim.

Read Previous

43% e të punësuarve në vend marrin deri në 330 euro në muaj

Read Next

Çudira shqiptare/ Ndërtoi kotecin e pulave brenda oborrit të banesës së saj, e moshuara arrestohet me forcë nga policia