Fitore e thellë e të djathtës në Itali

Italia sot ka vendosur se cili do të jetë drejtuesi i ri i vendit. Në orën 23:00 janë publikuar edhe exit-pollet e para në Itali, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Në exit-pollin e publikuara nga televizioni Rai1, bien në sy projeksioni për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, të përbërë nga Forza Italia e Silvio Berluskonit, Lega Nord e Mateo Salvinit dhe Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit.

Kjo e fundit pritet të jetë kryeministrja e re e Italisë, me të djathtët që pritet të drejtojnë vendin pa patur nevojën e partive të tjera në koalicion.

Qendra e djathtë 41.5 -45.5%, qendra e majtë 25% -29% | M5s 14% -18%, Action dhe Italia Viva 5% -9%.

Read Previous

IGJEUM dhe Ministria e Mbrojtjes japin alarmin për përkeqësimin e motit

Read Next

Giorgia Meloni do të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë