Fillon zbatimi i marrëveshjes së Brukselit/Pajisen automjetet me targa të përkohshme

Policia e Kosovës bën me dije se ka nisur zbatimi i marrëveshjes që u arrit në Bruksel për mbulimin e targave me ngjitëse.

Policia njofton se kjo po ndodh tashmë në të gjtha pikat e kalimit kufitar, ku automjetet pajisen me targa të përkohshme në formën e ngjitëseve.

Njoftimi i Policisë:

Zbatimi i vendimit sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mbi vendosjen e stikersave në targa

Prishtinë, 4 tetor 2021

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave.

Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë.

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi.

/kumtari.al/

Read Previous

Shqiptarët shpenzojnë rreth 1.2 miliardë euro në vit për energji e karburante – Si mund të lehtësohet fatura e krizës

Read Next

Zajednica në radhë? Jo patjetër!