Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në xhamitë dhe sheshet e Shqipërisë

Mijëra besimtarë në të gjithë vendin kanë falur namazin ditën e sotme për festën e Kurban Bajramin.

Edhe kryeqyteti është mbushur me mijëra besimtarë të cilët e kanë falur Bajramin në sheshin Skënderbej sikurse e kanë bërë edh vitet e kaluara tashmë.

Ndërkohë dje kreu i KMSH, Bujar Spahu uroi gjithë besimtarët duke thënë se duhet shtrirë dora e vëllazërisë dhe të kihet besim në Zot.

“Silluni mire me njëri-tjetrin. Shtrini dorën e vëllazërmit ndërmjet jush. Duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit. Jini mbështetje për të varfrit. Bëhuni inkurajues për të sëmurët, dhe rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët. ‘As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin devotshmëria juaj’, thotë Zoti. Ky Bajram na jep mesazhin që për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.”

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve./Ora News

Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në

Read Previous

Liderët e ‘Ballkanit të Hapur’ paralajmëruan takim në korrik për energjinë

Read Next

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i një 67-vjeçari në një kanal me ujë