Emrat/Kush janë drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka bërë me dije pas numërimit të votave emrat e rinj të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.

Vokshi bëri me dije se Flamur Noka është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD me 157 vota, kundrejt 54 votave që ka marrë Arben Ristani. Nënkryetar të PD janë zgjedhur Luçiano Boçi me 123 vota dhe Oerd Bylykbashi që mori 107 vota.

Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi të cilët gjithashtu kandidonin për numrin dy të PD, nuk kanë arritur të zgjidhen. Këlliçi ka marrë 92 vota, ndërsa Shehaj 73 vota.

Sekretar i Pëgjithshëm – Flamur Noka 157 vota
Nënkryetarë të PD – Luçiano Boçi 123 vota dhe Oerd Bylykbashi 107 vota

Sekretariatet
Organizatat Partnere – Megi Balliu 103 vota

Transport, luftë kundër Korrupsionit dhe pronat – Lediana Mandia 101 vota

Të drejtat e njeriut – Bislim Ahmetaj 127 vota

Organizata për Burimet njerëzore – Ervin Minarolli 149 vota

Integrimi Europian – Edmond Spaho 127 vota

Marrëdhëniet me publikun – Jola Hysaj 111 vota

Të përndjekurit politikë – Lorenc Luka 112 vota

Emigracioni dhe Diaspora – Indrit Hoxha 104 vota

Pushteti vendor – Ylli Asllani 113 vota

Ligjet dhe Çështjet zgjedhore – Ivi Kaso 144 vota

Kryetar të gjykatës së partisë – Adriana Kalaja 126 vota

Anëtar të Gjykatës së Apelit –  Elton Bano 144 vota

Image

Read Previous

LIGA E KOMBEVE/ Franca dhe Belgjika turpërohen në shtëpi nga Danimarka e Hollanda

Read Next

INSTAT/ Rritet me 10% numri i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2021