Elvana gjata në një lidhje të re?/ Ja çfarë përflitet

A është këngëtarja Elvana Gjata në një lidhje të re dashurie? Shenja të qarta për t’iu përgjigjur me siguri pyetjes nuk ka, por mediat po flasin për një marrëdhëine të re të këngëtares aktore me një inxhinier që jeton në Londër. Quhet Elson Barakutaj dhe është pjesë, si aktor, në filmin ‘2 gisht mjaltë”.

Pas shumë historive që trazuan median për një kohë të gjatë, ato të lidhjes së saj me Ervin Matës, Elvana ndoshta ka hapur një kapitull të ri.

Nga fotot dhe videot e hedhura në Instagram, inxhinieri Barakutaj duket zgjedhje e mirë. Ndoshta këtë herë këngëtarja nuk do e fshehë romancën nga syri i publikut.

Elsoni ka hedhur në Instagram trailerin e filmit “2 Gisht Mjaltë”, duke e shoqëruar me postimin në anglisht: “Roli im i parë si aktor dhe çfarë filmi! Sa për të thyer akullin e fillimit. “2 gisht mjalt 2” do jetë epic: në kinema në mbarë botën duke nisur nga Shkurti i 2024-s. E në fund i bën tag Ermal Mamaqit, por jo Elvanës.

Read Previous

Serbi: Mijëra persona protestojnë kundër rezultatit zgjedhor

Read Next

Të bërtiturat ndaj fëmijëve mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi seksual apo fizik