E rëndë në Has/ Nuk i punuan frenat, i riu hap derën dhe hidhet nga kamioni, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, ka humbur jetën një i ri 35 vjeç.

Mësohet se Sabah Jupa, duke drejtuar kamionin, ka humbur kontrollin dhe dyshohet se është hedhur nga dera e mjetit, duke ndërruar jetë. Dyshohet se viktima humbi kontrollin, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read Previous

E rëndë në Morinë, 57-vjeçari kërcënon me thikë dy doganierë

Read Next

Plastika do shtrenjtohet nga qershori 25%; Shoqata e qumështit: Blegtoria dhe industria në rrezik real falimenti