Dumani është kreu i ri i SPAK

Me 5 vota pro, Altin Dumani, u zgjodh sot(16 dhjetor) shefi i ri i SPAK, duke zëvendësuar në këtë detyrë Arben Krajën, të cilit i ka mbaruar tashmë mandati tre vjeçar. Nevoja për ndryshim dhe për një ritëm të ri në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin pikat e përbashkëta në platformat e punës që paraqitën në KLP kandidatët për kryeprokuror. Adnan Xholi theksoi se është moment për një ritëm të ri në luftë ndaj krimit e korrupsionit. Altin Dumani tha se e sheh këtë detyrë si mision dhe se ndikohet nga provat e jo nga emrat në punën e tij. Edvin Kondili theksoi se duhen analizuar gabimet e të metat e SPAK për tu përmirësuar në të ardhmen.  

Prokurori Altin Dumani u zgjodh sot kreu i ri i SPAK. Në votimin  e hapur në Këshillin e  Lartë të Prokurorisë ai mundi të marrë pesë vota të anëtarëve, nga katër që mori Kondili dhe një Xholi, kandidatë gjithashtu në këtë garë.

Read Previous

Pobjeda: Rama dhe Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë!

Read Next

Kush është Sali Skura, shefi i policisë së Kamzës ka bërë namin edhe me drogë (SKEDA)