Dritan Abazoviç kryeministër i Malit të Zi

epa08691860 Deputy Dritan Abazovic, President Civic Movement United Reform Action and the leader of the coalitions ‘Black or white’ after the inaugural session of the National Assembly in Podgorica, Montenegro, 23 September 2020.. Lawmakers held the first session in the Montenegro parliament after the 30 August elections amid the spread of the coronavirus that causes the COVID-19 disease. EPA-EFE/BORIS PEJOVIC

Në Cetinje sot është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën deputetët kanë votuar për kryetarin e Kuvendit dhe për Qeverinë e 43-të e Malit të Zi.

Në këtë drejtim, sipas mediave atje, kryetare e Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur deputetja Danijela Gjuroviq. Për zgjedhjen e Gjuroviç votuan 45 deputetë, ndërsa tre ishin kundër.

Ndërsa siç edhe ishte pritur, për kryeministër i vendit është votuar Dritan Abazoviq.
Ndryshe, ky sesion tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, ndaj ngjarja është pasqyruar nga mediat malazeze dhe rajonale.
Sipas një njoftimi të mëhershëm, Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kabineti i ri pritet të ketë 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.

Qeveria e re është zgjedhur gati tre muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Qeveria e Krivokapiqit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion midis Frontit Demokratik-pro serb-Demokratëve, dhe Lëvizjes URA.

Por dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit-disa pro-serbë, disa pro-evropianë- kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt duke ndikuar edhe në vendimmarrje.

Read Previous

Ibrahimoviç shkon në spital të takojë Raiolën pas lajmeve për të

Read Next

Kreu i OKB-së dënon sulmet ndaj civilëve gjatë vizitës në Ukrainë