“Do të fitohet koha e humbur”/ Meta për 25 korrikun: Që në 8 të mëngjesit do të nisë…

Në intervistën e tij të parë televizive pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e tij, Presidenti Meta deklaroi se marrëdhëniet e tij me ish-kryeministrin Berisha janë ndryshe krahasuar me personazhet e tjera politike, duke e cilësuar si ‘tjetër prerje’ dhe se bashkëpunimi me të mbetet një kënaqësi. A

22 vite në pushtet të Ramës, Meta i quajti si bilanc të dhënies së koncesioneve, lejeve të ndërtimit dhe tenderave, duke shtuar se krahasuar me kohën para ardhjes së tij në pushtet Shqipëria është në gjendje katastrofale.

Sipas tij pas vendimit të marrë mbrëmjen e djeshme nga gjykata Kushtetuese do të rifitohet e gjithë koha e humbur, duke theksuar se shqiptarët do e kërkojnë vetë drejtësinë dhe se me datë 25 korrik puna do nisë që në 8 të mëngjesit.

Pjesë nga intervista

Meta: Marrëdhëniet e mia me Topallin i kam shumë korrekte.

-Po me Berishën?

Meta: E kemi thënë, është tjetër prerje… Është kënaqësi të bashkëpunosh.

Rezulton se Rama ka bilancin më të mirë, ka 22 vjet në pushtet në detyra të ndryshme, çfarë mendoni për këtë?

Meta: Jam dakort në rast se kemi të bëjmë me bilancin se kush ka dhënë më shumë tendera apo leje ndërtimi e koncesione. Nëse flasim për bilancin se sa ishte përqindja e shqiptarëve të arsimuar krahasur me sot është katrastofik.

Meçani: Jeni penduar tani që në 2013 i dhatë kryeministrin Ramës?

Meta: Ai zotëria 8 vjet ishte në funksion të Ramës (referuar Bashës), Presidenti ka zbatuar parimet më demokratike në jetën politike, ka bërë koalicione të hapura. Nuk është dicka e presidentit.

Na e tregoni axhendën

Meta: Që në 8 të mëngjesit fillon puna!

LSI duhet të jetë shumë e lumtur me rezultatet që ka marrë, dhe ajo që mund të them është se do të fitohet koha e humbur. Shqiptarët do e kërkojnë vetë drejtësinë.

Read Previous

Si i mbronte Gjiknuri inceneratorët, ndërsa i jepte Mirel Mertirit kontrata gazi fshehurazi

Read Next

Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit.