Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në Tiranë

Sot nis viti i ri shkollor parauniversitar.

Ndryshe nga ditët e tjera trafiku në disa zona të Tiranës ka “paralizuar” lëvizjen e automjeteve ndërsa qytetarët duhet të presin me orë të tëra për të përshkruar me makinë distanca të shkurta. Siç mund të shikoni në hartën më poshtë në orën 08:00, pothuajse e gjithë unaza e vogël e kryeqytetit ka ngjyrë të kuqe, e përkthyer ndryshe në trafik të rënduar.

Gjithashtu segmente të tjera të bllokuara janë: Rruga e Kavajës, Bulevardi Zogu I, Rruga e Barrikadave të gjitha në hartë siç mund t’i shihni janë me ngjyrë të kuqe ose portokalli.

Përgjegjës për situatën kaotike në Tiranë është vetëm kryebashkiaku socialist Erion Veliaj i cili e ka kthyer Tiranën në një kantier të madh ndërtimi, fluks makinash dhe ajër i ndotur. Fatkeqësisht, dita e një qytetari në Tiranë nis me stres e ankth, ku të gjithë vrapojnë për të arritur në orar në destinacionet e tyre, disa të tjerë duhet të dalin një orë para nga shtëpia për të kapur autobusin, pasi metropoli zhytet në kaos trafiku që në orët e para të mëngjesit.

Trafiku rëndohet edhe në orët e pasdites, kur qytetarët kthehen nga puna. Një dite të lodhshme, i shtohet edhe trafiku i rënduar vetëm sepse kryebashkiaku nuk tregon përgjegjshmëri ndaj qytetarëve të tij.

Read Previous

Braktisja e vendit reflektohet në shkollë/ Përgjysmohet numri i nxënësve

Read Next

Nga shtatori çmimet e bulmetit shtrenjtohen deri në 33%