“Diskutuam për korrupsionin dhe aktualitetin politik të Shqipërisë”/ Këlliçi nis turin e vizitave në SHBA, takim me kongresmenin Moolenar

Kandidati i PD, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka nisur turin e vizitave në SHBA, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi njofton takimin që ka zhvilluar me Kongresmenin Moolenar dhe çështjet për të cilat kanë diskutuar.

“Sot pata një diskutim shumë pozitiv me kongresmenin John Moolenar të Miçiganit lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri dhe rëndësinë që kanë ato për të ardhmen e vendit. Gjithashtu, diskutuam për korrupsionin dhe aktualitetin politik të Shqipërisë, për të cilat ndamë pikëpamje të përbashkëta”, shkruan Këlliçi.

Ai bën gjithashtu me dije se vizita në SHBA do të vijojë për një jave dhe ftonë qytetarët të ndajnë për diskutim çështjet që i shqetësojnë

“Këtë javë ndodhem në Washington DC për të zhvilluar takime të tjera me faktorë të politikës amerikane. Prandaj ju ftoj të jepni komentet tuaja në lidhje me çështjet që ju shqetësojnë dhe që mund t’i diskutojmë me miqtë tanë në SHBA”, përfundon shkrimin Këlliçi.

Read Previous

Alec Baldwin akuzohet zyrtarisht për vrasjen e kineastes

Read Next

“McGonigal ndërhynte edhe në veting!”/ Berisha: Rama këtë herë duhet të trembet shumë nga shqiptarët