Covid bën kërdinë 24 orët e fundit, 5 të vdekur, ja sa janë infektimet

epa08281802 Albanian police stands behind a fence in the infected section in the center hospital in Tirana, Albania, 09 March 2020. Albanian authorities have secured the infection section and closed every social activities in the country after they discovered the first two cases of patients infected with Covid-19. EPA/Malton Dibra

1648 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 7812 testime të kryera. 

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar me të infektuar ditorë, çka flet për një situatë të rënduar pandemike në Shqipëri.

5 qytetarë kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm, duke e çuar në 3,233 numrin e atyre që kanë humbur betejën që nga fillimi i pandemisë.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar
Situata

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,812 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,648 qytetarë, në këto bashki: 707 në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd, Prrenjas, 6 në Dibër, Konispol, Skrapar, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, 4 në Memaliaj, 3 në Malësi e Madhe, Has, Këlcyrë, Poliçan, Belsh, 2 në Kukës, Delvinë, Dropull, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Bulqizë, Klos, Maliq.

Janë 9,286 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç,  një qyetetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç.

Janë shëruar 309 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         1,648
Të shëruar në 24 orë       309
Të shtruar në spitale       107
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 7,812

Testime totale              1,508,508
Raste pozitive                 214,905
Raste të shëruara           202,386
Raste Aktive                        9,286
Humbje jete                         3,233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           4,347
Fier                 907
Durrës             840
Elbasan           657
Shkodër          608
Vlorë                591
Berat               319
Gjirokastër     315
Lezhë              273
Korçë               217
Dibër                129
Kukës               83

Read Previous

Arrestohet për dhunë në familje vëllai i këngëtareve të njohura

Read Next

Anëtari Këshillit Kombëtar të PDSH-së: Partia e dyerve të mbyllura nga Basha!