Çmimi për librian e Lea Ypit/ Një krim i ri artistik dhe ideologjik

 Gazeta Kumtari 

Nga Altin Goxhaj

LIBRIT KOMUNIST FALLSIFIKUES TË MARKSISTES LEA YPI, I JEPET NGA NJERËZIT E SOROS, ÇMIMI I THEMELUESIT TË KONSERVATORIZMIT ANTIKOMUNIST “LUMO SKËNDO”!

Libri fallsifikues i historisë së komunizmit, i prezantuar në Perëndim si KUJTIME (memoir, non-fiction) por në shqip ROMAN (fiction) i autores Lea Ypi, marksistja dhe socialistja (“e vërtetë”) më e njohur shqiptare në Perëndim,
e universitetit të Soros LSE, i jepet çmimi “Lumo Skëndo”!

Lumo Skëndo, (pseudonimi artistik i Mithat Frashërit), është themeluesi i të djathtës konservatore sovraniste moderne antikomuniste! Ai është Babai shpirtëror i ideologjisë shqiptare konservatore dhe sovraniste, (çështje e super aktualizuar prej nesh në vite dhe muajt e fundit edhe për shkak të konflikteve brenda Opozitës Shqiptare)!

Dhe kjo s’mund të jetë asgjë më shumë se sa Rivrasje e Babait të Konservatorizmit dhe AntiKomunizmit Shqiptar për të çvlerësuar vetë Debatin e Sotshëm Ideologjik nga klyshët e Soros!

Arsyeja pse Lea Ypi ka falsifikuar edhe zhanrin e librit, nga Non-Fiction në Perëndim në Fiction në Shqipëri, pra nga Historik në Roman, është për tu mbrojtur nga diskreditimi në Shqipëri ku mijëra shqiptarët janë dëshmitarë të gënjeshtrave të saj mbi komunizmin dhe ku disa kritikë ja kanë vënë në pah si psh njëra ndër to Lindita Komani, një aktiviste dhe studiuese me bindje të qarta konservatore antikomuniste.

Çmimin Leas së Ramës dhe Veliajt, ja dha anëtari i Jurisë, Drejtori dhe themeluesi i Fondacionit Soros, Piro Misha, ndërkohë librin e promovoi vetë Edi Rama bashkë me Veliajn në Vilën e Enver Hoxhës, 1 vit më parë.

Por turpin e vërtetë në këtë maskaradë e ka bërë kryetari i Jurisë, Uran Butka, i cili është edhe drejtori turpërues i Institutit “LUMO SKËNDO”!

Historia e promovimit të saj ndërkombëtar dhe lokal nga networku Soros bazohet te skema se si të promovojmë figura dhe lidership intelektual klyshët e Soros që e vërteta e tyre e korruptuar të jetë e vetmja e vërtetë që na përfaqëson ne Shqiptarët!

Soros korrupton dhe alienizon, blen dhe zhvlerëson gjithshka, dhe mbi të gjitha objektivi i tij kryesor është korruptimi, oksidimi, zhbërja dhe çvlerësimi i vetë themeleve të armikut të tij lokal:
KONSERVATORIZMIT ANTIKOMUNIST që të na dobësojë themelet ideologjike të frontit antisoros!

 

Read Previous

E dini çfarë dëmi psikologjik i shkaktoni fëmijës kur i bërtisni? 6 efektet negative që zgjasin në kohë

Read Next

Ibrahimoviç shkon në spital të takojë Raiolën pas lajmeve për të