“Çfarë presioni është ky? “/ Rama urdhëron SPAK të hetojë Berishën

 Gazeta Kumtari 

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Socialiste i ka kerkuar SPAK te hetoje ish-kryeministrin Sali Berisha, duke argumentuar se ky nuk eshte presion.

“Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri, të shpallur non-grata nga SHBA, me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta besh këtë, thuajse një vit pasi shpallja non-grata është bërë.

 

Nuk kam kërkuar dënim, por hetim për një çështje që është gur në qafë për Shqipërinë. Që të zbardhet deri në fund e vërteta. Kjo drejtësi duhet të çlirohet nga çdo frikë dhe kompleks dhe më në fund të hetohet 21 janari. Të hetohet nëse është apo jo krim shtetëror. Çfarë presioni është ky? Çfarë ngutje është kjo?

 

 

Këtu jemi sepse akuza është aq e fortë, aq e drejtpërdrejtë, aq nominale sa nuk ka ku të shkojë. Nuk mund të vihet në pyetje as besimi dhe as serioziteti te SHBA, sepse u bë një vit që dëgjojmë që kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë edhe Departamenti i Shtetit. Por nuk mund të vihet as besimi te serioziteti në drejtësinë e re,” tha Rama.

 

Read Previous

“Të drejtën për të dhënë opinionin tim për SPAK nuk ma heq askush” Rama konferencë për SPAK

Read Next

Rama ndërkombëtarëve: Reformën në drejtësi e bëm ne, jo SHBA! Presion? Cfarë do të thoshim për deklaratat e SHBA dhe BE