Çfarë e lidh Etleva Hakën me të dënuarin për mashtrim/ Bëmat e saj, deri në Gjykatën e Lartë

Drejtoresha e Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Etleva Haka, dyshohet se është pjesë e strumbullarit të pajisjes me certifikatë sigurie të NATO-s, për motrën e Nuredin Dumanit.

Etleva Haka nuk është një emër i panjohur. Ajo është lakuar edhe më herët nga mediat për bëma juridike.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë me nr. Nr.00-2013-882, Etleva Haka, rezulton të ketë ndihmuar një shtetas të huaj që ka pasur problem me drejtësinë, madje ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) 08.06.1950, i cili është dënuar me 12 vjet burg për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

CNA.al ka në duar vendimin e Gjykatës së Lartë, ku flitet edhe për rolin e Etleva Hakës dhe ndihmën që ajo i kishte dhënë shtetasit Nicholas Lazaro Leolopulos.

 

Çfarë e lidh Etleva Hakën me të dënuarin për

Vendimi i Gjykatës së Lartë

 

Por, sipas mediave që kanë shkruar më herët, Etleva Haka ka qenë avokatja e Leopoulos.

Krimi për të cilin është dënuar Leolopulos

Sipas mediave dhe konkretisht “Telegrafit” objekti i kontratës së tregtarit Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) për të cilën është dënuar nga drejtësia shqiptare, por që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit prej letrave që i ka “qepur” Etleva Haka dhe kolegia (mikesha) e saj Y. L.

Historia ka nisur kur Leolopulos ka marrë me qira anijen “SHKODRA-2, AC-33-Albania”, pronë e Shoqërisë “V…” me kontratë që do të përsëritej në çdo 6 muaj, deri në 3 herë, gjithsej 18 muaj, me qira mujore 20 mijë dollarë.

Sipas kontratës, anija “Shkodra-2-AC-33-Albania” ka nisur aktivitetin me qiramarrësin e huaj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) të Shoqërisë “Unimed Shipmanagement Services LTD”, në datën 22 shtator 2006.

Konfliktet mes palëve kanë nisur 5 muaj më pas, konkretisht në 30 janar 2007. Në këtë pikë është futur në lojë Etleva Haka, sipas së njëjtës media.

Çfarë e lidh Etleva Hakën me të dënuarin për

Me datë 9 mars 2007, Haka me kolegen e saj kanë përgatitur një takim ku Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), i ka paraqitur pronarit shqiptar të anijes, faturat bankare me veprime të rregullta juridike, që tregonin shlyerjen e vlerës së qirasë prej 44 mijë dollarësh.

Po në të njëjtën, në prezencë të palëve, pas verifikimit në pasqyrat bankare, rezultonte se vlera 44 mijë dollarë nuk ishte arkëtuar.

Në kohën që pronari shqiptar vuri në dijeni Leolopulos, për kuponët bankarë falsë, atëherë u hartua dhe u depozitua një padi në arbitrazhin e Londrës.

Padia u bë sipas ligjit anglez të anulimit të kontratave dhe e kaluan çështjen për gjykim në Arbitrazhin Ndërkombëtar në Londër, si “shkëputje e njëanshme e kontratës nga pronari i anijes “SHKODRA-2, AC-33-Albania”.

Një tjetër padi në emër të pronarit të huaj është bërë edhe në Gjykatën e Selanikut, duke çuar kështu brenda 10 ditësh në sekuestrimin e anijes “Shkodra-2- AC-33-Albania” në favor Leolopulos, që gjendej e ankoruar për aktivitet tregtar në Ravena të Italisë.

Përplasja ligjore vijoi më tej në Shqipëri, ku u vendos për lirimin e anijes, nëpërmjet depozitimit në bankë të garancisë pasurore e financiare, si nga bllokazhi i arbitrazhit të Londrës dhe nga vendimi sekuestro i Gjykatës së Selanikut.

Përfundimisht shtetasi Nicholas Lazaro Leolopulos u dënua nga drejtësia shqiptare për falsifikim dhe mashtrim, por lidhja e tij me Etleva Hakën që drejton një nga hallkat më të rëndësishmë në Ministrinë e Jashtme, duket se nuk është sqaruar ende.

Gjithsesi, jemi të hapur edhe për versionin e zonjës Haka, si në rastin e pajisjes me certifikatë sigurie të Xhuljana Dumanit apo edhe në rastin me shtetasin e dënuar Nicholas Lazaro Leolopulos./CNA.al

Read Previous

Drama ekonomike e shpopullimit

Read Next

Osmani e Gjukanoviq konfirmojnë diskutimet “pozitive” për vizat