Caktohet data/ Ja kur do të jetë raundi i parë i votimit për Presidentin e ri

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot datën 16 maj ora 17:00 për raundin e parë të votimit për Presidentin e ri. Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve po ashtu vendosi datën 15 maj ora 16:00 si afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave për president

Ndërkohë më datë 16 maj ora 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të verifikuar kandidaturat e Presidentit të ri.

Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë në votim.

Mbledhja u shoqëruar me akuza dhe kundër akuza mes palëve. Mazhoranca tha se “opozita nuk duhet të vendos kushte”.

Ndërsa Alibeaj në një përgjigje për Spiropalin tha se askush nuk po vendos kushte megjithatë Presidenti sipas tij duhet të jetë i popullit dhe jo i partisë.

Read Previous

Më-The-Të-Thashë/ “Përdorën krijimin tim, pa lejen time”, dikush tjetër paska autorësinë e veshjes së Ronela Hajatit

Read Next

Ngjarje e rëndë në Theth/ Një turist ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur