Bushati “shpërthen” ndaj Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi.

Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati u shpreh se qëndrimi i sotëm i diplomates amerikane mund të jetë edhe një përpjekje për diversion brenda opozitës, duke iu referuar këtu kreut të PD, Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA bashkë me familjen e tij.

“Problemi është të kuptojmë sa duhet t’i marrin referim këta diplomatë. E rëndësishme në këtë pikë është të theksojmë  hipokrizinë e kësaj zonjës, që na tha se Meta s’mund ta mbante flamurin amerikan dhe tani ngazëllehet pas tij. Mund ta bëjë edhe për diversion në opozitë, me Berishën non grata”, u shpreh Bushati.

Kjo sipas Bushatit, pasi Yuri Kim, sot në fund të mandatit e quan Metën të mirë, kur deri dje i kishte shpallur luftë të hapur.

Read Previous

Kontrata e dyshimtë/ PS dhe Turqia lobuan bashkë! 750 mijë dollarë i financoi banka që po hetohet në SHBA

Read Next

Kontrabandë e korrupsion/ Pezullohen dy doganierë edhe dy efektivë të Qafë-Thanës