Bukë dhe cirk/ Yuri Kim fton shqiptarët në “javën amerikane”: Ushqim falas dhe muzikë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë e aktiviteteve të javës amerikane që nis javën e ardhshme.

Ambasadorja bën me dije se festa një javore do të ketë muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan dhe të gjitha aktivitetet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë.

“Festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA e Shqipërisë këtë vit dhe kjo ngjarje meriton një festë.

Me shumë kënaqësi shpall javën e Amerikës javën e ardhshme! Dua t’ju ftoj të gjithëve ju dhe familjet tuaja të na bashkoheni për një festë një javore që do të ketë muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan.

Të gjitha aktivitetet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë.

Si një element i veçantë, grupi rrok i Forcave Ajrore të SHBA “Touch`n Go” do të vijë posaçërisht në Shqipëri.

Ky grup fantastik do të japë koncert të enjten mbrëma në Sheshin Skënderbe dhe të shtunën në Kështjellën e Rozafës në Shkodër.

Do të shfaqim gjithashtu edhe disa nga filmat tanë të preferuar amerikanë të Reja në Tiranë dhe do të festojmë shumëllojshmërinë e shijshme të ushqimit amerikan tek Pazari i ri.

Të gjitha detajet dhe kalendari i plotë i Javës Amerikane janë në faqet e Facebook dhe Instagram të Ambasadës”.

“A jeni gati për një festë? #Java e Amerikës po vjen dhe Ambasadorja Yuri Kim e Ambasada e SHBA në Tiranë kanë një njoftim të rëndësishëm për ju!”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Read Previous

Denoncimi/ Drejtori i Bankers emërohet administrator i Albpetrol nga Engjëll Agaçi

Read Next

Bllako thellon skandalin, gënjen në gjykatë