Brenda 24 orëve në Shqipëri janë gjetur tre trupa të dekompozuar

Në vetëm pak orë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë gjetur tre trupa pa jetë, në vende të ndryshme, nga plazhet e deri në stane.

Policia njoftoi se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është gjetur trupi i një personi te dekompozuar, i seksit mashkull. Trupi i pajetë është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec.

Trupi i dekompozuar është gjetur nga dy peshkatarë, të cilët sapo kanë pikasur kufomën, kanë njoftuar policinë.

Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e repartit zjarrfikës Roskovec, që kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit nga uji.

Trupi i përket një mashkulli, në moshë të re, por për shkak të qëndrimit në ujë, është i vështirë identifikimi. Policia thotë se po punon për identifikimin e viktimës.

Ndërsa, sot në Divjakë një pushues është nxjerrë nga uji i pajetë. Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët në vendngjarje, bëhet fjalë për një të moshuar nga fshati Krutje e Lushnjes.

Nuk dihen ende rrethanat e mbytjes së të moshuarit, por dëshmitarët në vendngjarje rrëfyen për mediat se ambulanca u vonua mbi 20 minuta për të marrë trupin.

Sikur të mos mjaftojë me kaq, një tjetër trup i pajetë është gjetur në një stan të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si “Fushë Pal”, në fshatin Çukë, në afërsi të një stani. Shtetasi H. K., rreth 76 vjeç, është gjetur pa shenja jete.

Dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Read Previous

Vrasësi i vogëlushes 7-vjeçare në Himarë mbërrin në gjykatë, pritet masa e sigurisë

Read Next

Meta: Turp të ketë Çuçi që në vend të shprehë në ngushëllim merret me Sali Berishën