Boçi: Ja si poshtërohen punonjësit e Bashkisë së Elbasanit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka nxjerrë në faqen e tij në Facebook, një fotografi të bisedave në WhatsApp mes drejtuesve të PS-së dhe punonjësve të Bashkisë së Elbasanit.

Në fotografi, sipas Boçit, duket kërkesa që i bëhet punonjësve të Bashkisë së Elbasanit për të shpërndarë materialet politike të pushtetit në Facebook.

Boçi thotë se ky është një poshtërim për punonjësit e bashkisë dhe sipas tij për problemet e qytetarëve as që bëhet fjalë për zgjidhje.

Reagimi i Boçit:

Ja si poshtërohen punonjësit e Bashkisë Elbasan për të bërë shpërndarjet e orekseve momentale politike të pushtetit në FCB.

Ndërsa për problemet e qytetarëve s’ka as SHARE, as LIKE, se për zgjidhje as që bëhet fjalë.

Deputeti i PD/ Boçi nxjerr bisedat: Ja si poshtërohen

Read Previous

Mediat amerikane: Edi Rama në hetim në SHBA

Read Next

DW: A rrezikon Erdogan në zgjedhjet e 14 majit?