Blushi: Vota për Belind Këlliçin është votë për gjelbërimin

Nga Tedi Blushi

Vota për Belind Këlliçi është votë për gjelbërimin, për një Tiranë të jetueshme dhe të shëndetshme. 🌳🌿☘️

Në kryeqytet në tetë vitet e fundit janë zhdukur rreth 520 mijë metra katror gjelbërim, për t’i hapur rrugë ndërtimit, betonizimit dhe shndërrimit të Tiranës në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave në kulla shumëkatëshe.

Belind Këlliçi ka një plan konkret për ndryshimin e kësaj situate duke u zotuar për 500 oaze të gjelbërta dhe vendpushime në qytet, nga një për secilën lagje.

Nëpërmjet tyre do të transformohet Tirana nga një qytet i keqplanifikuar, i mbytur në beton, në një qytet të jetueshëm modern, që i jep përparësi qytetarëve duke u mundësuar hapësira të gjelbërta pranë shtëpisë së tyre dhe pranë komuniteti ku ka banorë.

Gjithashtu Belindi zotohet për ngritjen e 6 parqeve në kurorën rrethuese të Tiranës, duke nisur me Parkun e Gollogjenit, Parkun e liqenit të Kusit në Kashar, Parkun e liqenit të Robës në Baldushk, Parkun e liqenit të Fjollës në Pezë, Parkun e liqenit të Prushit në Allgjatë dhe Parkun treliqenor të Linzës, Tufinës dhe Priskës.

Ndryshimi është në duart tuaja!

Bashkë🤝Fitojmë! ✌️🇦🇱

#PartiaeLirise #BashkeFitojme #BelindKellici #14Maj #Tirana #Fitore #NdryshimMeCdoCmim

Read Previous

Lufta e Ukrainës/ A do ta zbatojë Kina planin e paqes? Kremlini mbetet skeptik

Read Next

Skandali/ BIRN: Balluku e blen energjinë elektrike me 305 euro/MWH dhe e shet me 174 euro