Biznesmeni Ylli Ndroqi kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij dhe kërkon 130 mln euro dëmshpërblim.

Pas seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme avokati i tij, Jordan Dani tha se ka skaduar afati për sekuestrimin e pasurisë.

“Ligji është tepër i qartë. Tentativa për të justifikuar me konfiskimin e tij dhe afati për konfiskimin ka skaduar me muaj, në gjykimin tonë gjykata nuk kas një hapësirë përveç se të pranojë. Pasuritë janë në mëshirë të fatit dhe ndaj atyre nuk tregohet asnjë interes dhe në proceset civile. Zvarritjet janë jo-juridike”, u shpreh avokati.

Një tjetër avokat nënvizoi se shtryja e këtij procesi i kushton qytetarëve shqiptarë, 18 mijë euro në ditë.

Në qershor të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi Gjykatës së Posaçme që të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit dhe familjarëve të tij.

Sipas SPAK, nga të ardhurat dhe shpenzimet rezulton se Ylli Ndroqi ka të pajustifikuara 3 milionë euro dhe se gjatë fazës së hetimit nuk ka mundur sërish të justifikojë dot burimin e tyre.

Aktualisht 32 pasuritë e Ylli Ndroqit janë në sekuestro preventive.

Read Previous

Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimit të bukës në Europë

Read Next

Pacienti shkon në spitalin e Pejës me bombë në xhep