Bie nga lartësia, ndërron jetë gruaja në Gjirokastër

Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se një grua ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një 61-vjeçare e cila është rrëzuar aksidentalisht.

“Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofon policia.

Ndërkaq burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gruaja kishte probleme me tensionin, duke humbur kështu dhe ekulibrin.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Meta njofton protestën e parë të thirrur nga PL

Read Next

Plani i ‘Rilindjes’ për eleminimin politik të Ilir Metës