Berisha: Rama në ishull me hetues të FBI-së

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në rrjetet e tij sociale.

Sipas një mesazhi që ka mbërritur tek Berisha, thuhet se kryeministri Edi Rama ka qenë prej tre ditësh në një takim në ishull me hetues të FBI-së dhe zyrtar të lartë.

Më tej në mesazh thuhet se Ramës i është kërkuar të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me McGonical,  Agron Nezën dhe Dorian Duçkën.

Rama në Ishull??

 “Përshendetje Dr, sëmundja e Ramës është diplomatike. Njoftimi i Dukës është i pa vërtet. Rama ka qenë prej tre ditësh në një ishull në takim me hetues të FBI-së por edhe zyrtar të lartë.

Atij i është kërkuar: 1-të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me Mc Gonigal si dhe çdo gjë rreth oficerit të shërbimeve inteligjente, sigurimit të shtetit Agron Neza dhe superkëshilltarit të tij të errët Dorian Duçka. Ramës i është kërkuar të dëshmoj për lidhjet e tij me Mark Rossinin kontratat direkte me Lou Bladel paraardhësi i McGonigal në FBI. Ndërkohë Erion Veliaj është nisur me urgjencë për New York për të ndërhyrë tek Aleks Soros për të ndihmuar apo për të shpëtuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shumë herë në pjesën e dosjes që nuk është publikuar”, thuhet në mesazhin e publikuar nga kreu i PD-së,  Sali Berisha në rrjetet sociale.

Berisha hedh hije dyshimi/ Zbulon mesazhin: Rama, takim në ishull me hetues

Read Previous

Berisha: Rama-Balluku shesin energjinë elektrike 5 herë më lirë se sa shitet në bursë

Read Next

Aludoi mbi arsimimin e tij/ Këlliçi i përgjigjet dhe fton Veliajn në një sfidë