Berisha: Rama i ka shpallur luftë shtresës së mesme!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin online me shqiptarët në Itali tha se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë shtresës së mesme. I  ndalur tek rritja e çmimeve, ai tha se një shoqëri pas shtresën e mesme nuk mund të zhvillohet.

Sot kemi rrogën mesatare më të ulët në rajon, 20-30% më të ulët se Kosova. Ju ngritët shqetësimin për çmimet. Bordet komuniste tha Rama janë të dobishme. Po, janë të dobishme sepse cakton çmimin që do. Dhe me çmimet e rritura cakton të ardhurat e tij. Rama caktoi gjithsej 50 mln për shqiptarët. Tani ka bërë një rritje të jashtëzakonshme të energjisë,. përse? Do të godasë shtresën e mesme, i ka shpallur luftë të hapur shtresës së mesëm. Një shoqëri pa shtresën e mesme, kurrë nuk mund të zhvillohet”, tha Berisha.

Read Previous

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, Tahiri do ishte zv.kryeministër

Read Next

“Skenari më i keq, vjedhja e nënshkrimeve elektronike” – Softa: Nuk dihen me siguri pasojat e sulmeve kibernetike. Investime për mbrojtjen e sistemeve