Berisha për aksionin e opozitës: Protesta dhe mosbindje civile

Opozita po përgatitet për aksionin politik të shtatorit. Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Pogradeci tha se PD nuk merr pushtet përveçse me votë por se protestat nuk do mungojnë deri te mosbindja civile.

Berisha: PD nuk merr pushtet në rrugë tjetër përveçse me votë. Protesta është institucioni demokratik për ti dhënë mësimet e duhura këtij regjimi. Aksioni opozitar do vazhdojë me të gjitha format e protestave përfshirë dhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme por as gudulisëse nuk është. Marrëdhëniet me Partinë e Lirisë janë shumë të mira, jemi në sintoni të plotë. Asgjë nuk pengon dot këtë opozitë nga fitorja, Edi Rama e i ka kohërat e numëruara, e shihni si përpëlitet.

Berisha komentoi edhe  hetimin e SPAK për Metën.

Berisha: Gjithçka është në kuadrin e shndërrrimit të SPAK, SHISH, Komisionit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës, gjithçka zhvillohet në kuadër të shtetit monist.

Lidhur me nismën e mazhorancës për dosjet ai tha se PD mbetet gjithmonë në favor të lustracionit.

Berisha: PD e ka votuar ligjin e lustracionit dy herë. PD është gjithmonë për ligjin e lustracionit, nuk ka asnjë hezitim por nuk duhet ngutur. Edi Rama është në panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do shpëtojë, nuk shpëton. E ka nisur me një falsifikim.

Deklaratat Berisha i bëri pas takimit me kryesinë e degës së PD në Pogradec.

Berisha: Në takim shtrova misionin e madh që ka sot çdo demokrat dhe demokrate, që ka sot PD për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së shqiptarëve, i cili ka përqëndruar pushtetin në duart e tij duke dhunuar votën. Gara e 25 prillit ishte mes shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera. Nuk ishte një garë elektorale. Pushteti i Edi Ramës i përqëndruar sot 10% më shumë se në 19941 te Ramiz Alia është një pushtet i rrezikshëm i cili e ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigante propagande mashtrimi. Demokratët janë para një misioni historik dhe më të rëndësishëm se në ’91-shin për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist.

Read Previous

Instituti i Tony Blair vjen sërish për të këshilluar “falas” Ramën

Read Next

Është ndarë nga jeta sot pasdite në Tiranë, Nasho Jorgaqi.