Berisha: Ka përgjime të Ramës me grupet kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se ka përgjime të Edi Ramës me grupet kriminale.

Kryetari i PD-së, në konferencën e përjavshme me gazetarët, u shpreh i sigurt se Rama flet me grupe kriminale dhe se këto përgjime po dëshifrohen nga grupe të përbashkëta hetimore të disa vendeve europiane.

“Përgjimet janë realitet. Unë kam kërkuar ratifikimin e marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin. Atë e ka penguar Rama sepse e sigurtë është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik që Rama e të tjerë besonin se janë të papërgjueshme, janë gjetur dhe po dëshifrohen me pasion e përgjegjësi nga grupe të përbashkëta të disa vendeve europiane. A është Edi Rama aty? 100%! Ndaj dhe ai po pengon marrëveshjen e ekstradimit”, tha Berisha.

Më tej, ai akuzoi Taulant Ballën se ka ndërhyrë për të hequr sekuestron pronave të Gentian Sharrës.

“Për cilat përgjigje bën fjalë Ilir Meta e ka fjalën për këto apo përgjimet e bandës së Elbasanit, ku Taulant Sharra është personazh kryesor… të gjitha masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut për kokë të Taulant Sharrës janë hequr. Çdo konfiskim është hequr. Është rikthyer shtëpia dhe çdo gjë tjetër, madje Gentian Sharra më thonë se vijon aktivitetin në prokurimet publike që e ka passion. Qytetari digital informon se ka ndërhyrje direkte nga  Taulant Sharra. Pra të habitesh se Edi Rama është regjistruar me grupe kriminale është shaka. (Qesh) Pa asnjë diskutim që është duke folur. Uroj që të publikohen sa më shpejt”, shtoi ai.

Read Previous

Inceneratorët, PD: 430 milionë euro u morën nga paratë e shqiptarëve për vepra që nuk janë. A ekziston SPAK-u?

Read Next

Gjendja Civile – SPAK-ut: Ilir Meta nuk e ka ndërruar asnjëherë emrin