Berisha, i ftuar nga ambasadori Shkurov, merr pjesë në koncertin në nderim të Ukrainës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mori pjesë në koncertin kushtuar popullit të Ukrainës, i ftuar nga Ambasadori i këtij vendi, z. Volodimit Shkurov.

Duke publikuar fotot nga koncerti i mbajtur në Tiranë, Berisha bëri këtë vlerësim në Fb:

“Me ftesë, dhe në shoqerinë e Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Shkëlqesisë së Tij, Volodimir Shkurov, mora pjesë në koncertin e mrekullueshëm të tre tenorëve virtuozë, Mykhailo Malafii, Klodjan Kaçani, Vitaly Kovalçuk, shoqëruar nga orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit, dhe instrumentistë të shquar ukraines, nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur, Leonardo Quadrini dhe regjinë e Osman Mulës.

Morën pjesë të ftuar në koncert artistët e mirënjohur, pianisti Genc Tukiçi dhe soprano Ramona Tullumani.

Një falenderim për Ambasadorin Shkurov, artistët ukrainas dhe shqiptarë, për koncertin dinjitoz, në nderim të kombit që po lufton sot për lirinë e botës. Lavdi Ukrainës!” nënvizoi Berisha.

Read Previous

Si përfitojnë vizitorët që presin në radhë për të nderuar mbretëreshën

Read Next

Brenda marrëdhënies së Mbretëreshës Elizabeth II me Camilla Parker Bowles