Berisha: Hajdutët e inceneratorëve në panik

 Gazeta Kumtari 

Ish kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë pak minuta pasi Rama përfundoi konferencën e tij për median në lidhje me SPAK. Berisha u shpreh se Rama po përpiqet të tërheqë vëmendjen e qytetarëve nga varfëria në të cilën i ka zhytur.

“Synon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve që po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie. Rama me firmë e me vulë vetëm vjedh. Krijon mekanizma vjedhjeje” tha ai.

“Hajdutët e inceneratorëve në panik” tha Berisha duke denoncuar se të akuzuarit për aferën e incineratorëve vijojnë të paguhen edhe pse janë në arrati.

Ju duhet ta dini se kaq i ngërthyer është Edi Rama në këtë aferë, sa janë me mijëra qytetarë shqiptarë ish punonjës që kanë fituar gjyqet për rrogat, i kanë fëmijët pa ushqim dhe nuk u jepet asnjë qindarkë kur Zoto, Gugallja paguhen rregullisht nga thesari I Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt”

Read Previous

Kryemadhi paralajmëron Ramën: “Tik Tak ora jote po afron!”

Read Next

Sali Berisha: 24 viktimat e Thumanës janë vrasje shtetërore