Berisha: Fitorja e ultranacionalistit Vuçiç lajm jo i mirë për Serbinë dhe rajonin!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për fitoren e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare  në Serbi.

Berrisha e cilëson këtë fitore si lajm jo të “mirë për Serbinë dhe rajonin!”

Postimi i plotë i Sali Berishës

Fitorja e ultranacionalistit Vuçiç lajm jo i mire per Serbine dhe rajonin!

Te dashur miq, fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare qe u mbajten te dielen e kaluar ishte ultranacionalisti Aleksander Vuçiç dhe ky ishte nje lajm jo i mire per Serbine, opoziten e saj dhe mbare rajonin tone. Kjo sepse:
1-Vuçiç eshte nje ultranacionalist serb i rrezikshem qe punon per projektin e Serbise se Madhe
2-nen sundimin e tij Serbia mbetet gjithnje si Rusia e Vogel ne rajon. Lidhjet e tij me Putinin jane nje kercenim serioz per paqen ne rajon.
3-Aleksander Vuçiç si ish badiguard i Sheshelit dhe minister i propagandes se Millosheviçit nuk ka denuar krimet monstruoze te Sllobodan Millosheviçit, genocidin e tij ne Bosnje dhe ne Kosove, perkundrazi ai i thurr lavde ne çdo rast shefit te tij dhe sipas tij Sllobo ishte nje udheheqes i madh. Kjo tregon se ai eshte i gatshem te riperserise krimet e tij monstruoze.
4- Se fundi ai eshte nje manipulator i pameshire i minoritetit serb ne Kosove, i cili eshte minoriteti qe gezon te drejta njerezore dhe kombetare me shume se çdo minoritet tjeter ne rajon dhe me gjere.
5- Makineria e tij elektorale njelloj si e vasalit te tij ne Tirane, Edi Rama bazohet ne parimet antidemokratike te partise shtet, ne bandat e bjellivukve, klientelen e oligarkeve dhe dhunimin e opozites.

Per te gjitha keto rezultatin e zgjedhjeve ne Serbi e kane mirepritur shume diktatori gjaksor i Moskes, Vladimir Putin dhe Edi Rama, argati i Vuçiç dhe shefi i narkoshtetit te Tiranes qe do te ishte i pari qe do ti uronte fitoren padronit te tij.

©kumtari.al


Na ndiqni në Facebook 👉  Gazeta Kumtari

Read Previous

Alketa Hila komandohet drejtore e Albpetrol

Read Next

Ramzan Kadyrov: Dmitry Peskov është komplotist që kërkon të dëmtojë Putinin